Ndërlidhjet

Familja e Whitney Houston kundërshton hologramin e saj


 Whitney Houston

Whitney Houston

Adhuruesve që janë duke pritur për një hologram të këngëtares Whitney Houston, mbase iu duhet të presin.

Pat Houston, kunata e këngëtares së vdekur, dhe mirëmbajtësja e pasurive të saj, thotë se ajo ka pasur oferta për debutimin e Whitneyt përmes një hologrami, por ajo ende nuk do të nënshkruajë asgjë.

"Ne e kemi bërë me Madame Tussauds, muzeun e dyllit, me figura të Whitneyt, dhe ishte pak e frikshme t’i shikosh njerëzit duke bërë fotografi me të”, tha Pat Houston, raporton Associated Press.

"Nuk e di si do të ndihesha për hologramin, dhe sigurisht që kam pasur oferta për ta bërë një projekt të tillë, por kam thënë ‘jo’. Por, kushedi se çfarë na pret e ardhmja.Kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë [nga vdekja e këngëtares]”, shtoi ajo.

Whitney Houston vdiq në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

Përformanca nga Michael Jackson deri te Tupac Shakur janë prezantuar në formën e hologramit.

Pat Houston tha se ndryshe nga shumë muzikantë të tjerë që kanë vdekur dhe më pas kanë dalë në shitje albume të tyre, nuk ka shumë këngë të Whitney Houston të papublikuara.

XS
SM
MD
LG