Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar për myslimanët në Birmani


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është i shqetësuar për komunitetin mysliman në Birmani dhe ka kërkuar nga autoritetet që t’iu mundësojnë agjencive të OKB-së të shpërndajnë ndihma për të.

Ban ndodhet në Birmani për të ndjekur samitin e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore dhe Forumin Euro-Aziatik.

Rreth 140,000 myslimanë të Birmanisë, shumica e të cilëve janë pa shtetësi, kanë mbetur të zhvendosur pas përleshjeve vdekjeprurëse me budistët në vitin 2012, në pjesën perëndimore të vendit.

Ban dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili po ashtu ka arritur në Birmani për të ndjekur samitet, pritet t’i bëjnë presion presidentit të Birmanisë, Thein Sein, në lidhje me çështjen.

XS
SM
MD
LG