Ndërlidhjet

NATO parandalon një sulm vetëvrasës


Afganistan

Afganistan

Policia në Afganistan ka thënë se një sulmues i dyshuar vetëvrasës është vrarë nga forcat ndërkombëtare në lindje të Afganistanit, pasi ai ka bërë përpjekje të sulmojë trupa të NATO-s.

Hazrat Hosein Mashraqiwal, zëdhënës i policisë në provincën Nangarhar, ka thënë se sulmuesi është vrarë para se t’i afrohej konvojit të ushtarëve.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për vitima të tjera.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në tentativë, në qarkun Bihsud të provincës Nangarhar.

XS
SM
MD
LG