Ndërlidhjet

Kryeministri i Irakut riorganizon ushtrinë


Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka bërë një riorganizim të madh të ushtrisë irakiane.

Zyra e Abadit ka njoftuar se ai ka zëvendësuar 26 oficerë ushtarakë, ka dërguar në pension 10 dhe ka emëruar 18 komandantë të rinj.

Ky hap thuhet se është pjesë e përpjekjeve për të përforcuar punën e ushtrisë mbi bazën e profesionalizmit dhe për të luftuar korrupsionin në të gjitha format e tij.

Një zyrtar i qeverisë citohet të ketë thënë se riorganizimi pason gjetjet e një hetimi për korrupsion në ushtri, të urdhëruar muajin e kaluar nga Abadi.

Vendimi i fundit i Abadit vjen derisa forcat qeveritare të Irakut dhe milicitë po luftojnë militantët e Shtetit Islamik, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG