Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me incidentin në Nagorno Karabak


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Uashingtoni ka shprehur shqetësim për rrëzimin e një aeroplani të Nagorno Karabakut nga forcat e Azerbajxhanit.

Nagorno Karabaku është një territor separatist, që kontrollohet nga armenët etnikë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se incidenti është një tjetër përkujtues për nevojën e zvogëlimit të tensioneve dhe respektimit të armëpushimit në rajon.

Psaki ka thënë se “nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake të konfliktit”.

Grupi i ndërmjetësuesve të OSBE-së, i cili bashkëkryesohet nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë se incidenti tregon “urgjencën e intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin, disa dekada të vjetër”.

Bakuja thotë se trupat e Azerbajxhanit kanë rrëzuar helikopterin më 12 nëntor, pasi ai ka bërë përpjekje të hapë zjarr kundër tyre.

Një zëdhënës i forcave të Nagorno Karabakut ka thënë se helikopteri ka qenë në mision trajnues.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë e ka cilësuar incidentin si “provokim të pashembullt”.

XS
SM
MD
LG