Ndërlidhjet

logo-print

Peticioni për rrymë: KOSID i revoltuar me presidenten


Ilustrim

Ilustrim

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka shprehur revoltim ndaj, siç ka thënë, mungesës së interesimit institucional të presidentes për të pranuar dhe konsideruar peticionin kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, të nënshkruar prej më shumë se 33,000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Në pritje të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe në përputhje me Nenin 83, sipas të cilit Presidenti është kreu i shtetit dhe si i tillë përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës, njëherazi institucioni i vetëm funksional aktualisht në vend, KOSID gjykon se Presidenca duhet të pranojë vullnetin dhe shqetësimin e 33.000 qytetarëve të Kosovës nëpërmjet pranimit të peticionit të Koalicionit të Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare”, thuhet në reagim.

KOSID ka shfaqur shpresën se “institucioni i Presidencës do të reflektojë ndaj vendimit të mëparshëm për të mos pranuar peticionin”.

XS
SM
MD
LG