Ndërlidhjet

logo-print

Urdhër-arreste për liderët e protestave në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Një gjykatë në Pakistan ka lëshuar udhër-arreste për dy liderë të protestave antiqeveritare – politikanin Imran Khan dhe klerikun Tahir-ul-Qadri.

Gjykata Speciale për Anti-Terrorizëm në Islamabad ka lëshuar urdhra të ngjashëm edhe për 26 persona të tjerë, për shkak të dhunës gjatë protestave.

Khan dhe Qadri kanë udhëhequr protesta disajavore kundër kryeministrit Navaz Sharif, që gjatë muajit gusht janë përshkallëzuar edhe në dhunë.

Demonstruesit janë përleshur me policinë, kanë bërë përpjekje të sulmojnë parlamentin dhe kanë sulmuar televizionin shtetëror të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG