Ndërlidhjet

Afro 750 pjesëtarë të IS-it, të vrarë


Siri
Siri

Një grup monitorues ka thënë se sulmet ajrore kundër luftëtarëve ekstremistë në Siri kanë vrarë së paku 746 anëtarë të grupit Shtetit Islamik (IS), qysh në mes të shtatorit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmet kanë vrarë edhe 68 anëtarë të Frontit Al-Nusra, i cili ka lidhje me Al-Kaidën, dhe së paku 50 civilë.

Fushata ajrore kundër militantëve në Siri, e cila udhëhiqet nga Shtetet e Bashuara, ka nisur më 23 shtator, dy javë pasi presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka bërë publike planet për të “degraduar dhe shkatërruar” militantët e Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG