Ndërlidhjet

Medvedev: Topi në anën e Perëndimit


Birmani, 13 nëntor 2014.

Birmani, 13 nëntor 2014.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se varet nga Perëndimi nëse do t’i përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Moskën, duke hequr sanksionet e vëna për shkak të krizës në Ukrainë.

Medvedev i ka bërë këto komente pas një samiti në Birmani, ku ka thënë se ka përshëndetur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, por nuk ka biseduar me të.

“Shpresoj që kjo e periudhë e marrëdhënieve tona me Evropën dhe SHBA-në do të tejkalohet, por e theksoj se topi është në anën e tyre”, ka thënë Medvedev.

“Është e nevojshme që thjesht të hiqen sanksionet, t’iu kthehemi bisedimeve normale, produktive. Atëherë, çdo gjë do të stabilizohet”, ka shtuar ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG