Ndërlidhjet

Luftime në Ukrainë, 4 ushtarë të vrarë


Donjeck
Donjeck

Ukraina ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në luftimet kundër separatistëve pro-rusë, në 24 orët e fundit.

Ushtria ka thënë se luftimet kanë qenë të përqendruara në zonën përreth aeroportit ndërkombëtar jashtë Donjeckut dhe në fshatin Debaltseve, pranë kufirit me provincën Luhansk.

Raportet vijnë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për krizën në Ukrainë.

Më 12 nëntor, NATO-ja ka thënë se “kolona të mëdha” të tankeve ruse, artilerisë dhe njësiteve ajrore kanë hyrë nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Rusia i hedh poshtë këto pohime.

XS
SM
MD
LG