Ndërlidhjet

Presidenti afgan viziton Pakistanin


Ashraf Ghani

Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, do të bëjë vizitën e parë shtetërore në Pakistanin fqinj, këtë javë.

Zyra e Jashtme e Pakistanit ka konfirmuar se Ghani do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë më 14 dhe 15 nëntor.

Paraardhësi i Ghanit, Hamid Karzai, vazhdimisht ka akuzuar Pakistanin se siguron mbështetje për luftëtarët talibanë dhe militantët e tjerë, të cilët përdorin rajonet fisnore të Pakistanit si baza për të sulmuar forcat afgane dhe të NATO-s.

Islamabadi hedh poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG