Ndërlidhjet

Bosnje: 11 të arrestuar për rekrutime në Siri dhe Irak


Bosnje

Bosnje

Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje e Bosnje e Hercegovinës ka arrestuar 11 persona në kuadër të operacionit “Damask”.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë lidhje me financimin, organizimin dhe rekrutimin e shtetasve boshnjakë, për të shkuar në Siri dhe Irak dhe, rrjedhimisht, për të marrë pjesë në konfliktet e këtyre dy vendeve, duke luftuar në anën e grupeve dhe organizatave terroriste.

Aksioni, me urdhër të prokurorisë, është zhvilluar në rajonet e Sarajevës, Zenicës, Kaknjas, Maglajas dhe Zhivinicës.

XS
SM
MD
LG