Ndërlidhjet

Uashingtoni uron Ramën dhe Vuçiqin


Jen Psaki

Jen Psaki

Shtetet e Bashkuara kanë uruar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë për "hapjen e kapitullit të ri" në marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Shtetet e Bashkuara urojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në Beograd, në gati 70 vjet”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Uashingtoni, siç thuhet, mirëpret “angazhimin e ndërsjellë që kanë treguar këta liderë, duke hapur kapitill të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve të tyre”.

Rama ka qëndruar në Serbi më 10 dhe 11 nëntor.

Ai është përplasur me homologun serb rreth Kosovës.

Rama ka thënë se pavarësia e saj është një realitet i pamohueshëm, ndërsa Vuçiq e ka konsideruar këtë si provokim.

XS
SM
MD
LG