Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin mund të mos arrihet me kohë


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka thënë se afati i 24 nëntorit për marrëveshjen bërthamore me Iranin, mund të mos përmbushet.

Fuqitë botërore duan që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore në këmbim të zvogëlimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Nuk përjashtohet mundësia që të nevojitet më shumë kohë për të arritur te një kompromis i pranueshëm”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich.

Sipas tij, negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – kanë “vullnet politik” për të arritur marrëveshjen me kohë, porse ka ende probleme që nuk janë të lehta për t’u zgjidhur.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG