Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet seanca dëgjimore për Memorialin


Në Moskë, Gjykata Supreme e Rusisë ka shtyrë për muajin e ardhshëm seancën dëgjimore për një padi të qeverisë, për të shpërndarë organizatën e të drejtave të njeriut Memorial.

Seanca e paraparë për sot, është shtyrë për 17 dhjetor.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka kërkuar nga Gjykata që të mbyllë Memorialin për shkak të çështjeve që lidhen me regjistrimin e tij.

Memorial i hedh poshtë ankesat e shtetit, por ka thënë se do t'i adresojë ato.

I themeluar në vitin 1989, Memoriali përbëhet nga më shumë se 50 grupe në gjithë Rusinë, si dhe në Ukrainë, Kazakistan, Letoni dhe Gjeorgji.

Kritikët e Kremlinit thonë se padia e qeverisë është përpjekje e saj për të heshtur kundërshtarët.

XS
SM
MD
LG