Ndërlidhjet

Kadyrov thotë se është vrarë një lider i IS-it


Ramzan Kadyrov
Ramzan Kadyrov

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë se njëri nga liderët e militantëve të Shtetit Islamik (IS), Tarkhan Batirashvili, është vrarë.

Deklarata e Kadyrovit në Instagram nuk ofron detaje të tjera dhe lajmi për vdekjen e Batirashvilit nuk është konfirmuar nga ndonjë burim tjetër.

Batirashvili, i njohur në Lindjen e Mesme si Omar al-Shishani, është çeçen etnik nga rajoni Pankisi i Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG