Ndërlidhjet

Maqedoni: Borxhet e vjetra shlyhen me marrjen e kredive të reja


Ilustrim

Ilustrim

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë në rritje është numri i kredive problematike përkatësisht kartelave kreditore jofunksionale, me atë që gjatë muajit shtatorë numri I kredive pa mbulesë ka arritur në 480 milion euro.

Por, sipas analizave të Bankës Popullore, kartelat kreditore së bashku me kreditë konsumatore dhe saldot negative në llogaritë rrjedhëse janë ata të cilat ngarkojnë borxhin e amvisërive, duke paraqitur kështu dhe riskun më të madh në shlyerjen e kredive.

Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë thonë se marrin kredi për të shlyer borxhet e vjetra për nevojat e përditshme dhe jo për të realizuar ndonjë investim kapital, ose për shkollimin e fëmijëve.

“E them sinqerisht, tani mezi arrij të kthej borxhin e marrë hua nga bankat, dhe nëse vonohem me kthimin e këstit më duhet të paguaj kamata të larta për vetëm disa ditë”, thotë një qyetare.

“Është bërë shumë e vështirë për jetesën, e dini sa të vogla janë pagat dhe ne çdo ditë bëjmë luftë për të mbijetuar”, ka thënë një qytetarë .

Sociologu maqedonas Ilia Acevski, duke komentuar të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë ka thënë se gjithnjë e më shumë shënon rritje numri i të ashtuquajturave “kredi të pastrukturuara”, gjegjësisht bankat miratojnë kredi të reja që klientët e tyre t`i mbulojnë borxhet e vjetra.

Ajo që dikur njihej si shtresë e mesme e shoqërisë, tani i takon shtresës së varfër të shoqërisë, dhe kjo pjesë e ka të vështirë ta pranoj këtë fakt.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve turpërohen të tregojnë se kanë aq shumë kredi për të kthyer dhe nga ana tjetër ata nuk kanë realizuar asnjë investim kapital , pra pjesa më e madhe e qytetarëve për të pasur një jetë dinjitoze shpenzon më shumë nga të ardhurat që mund ti sigurojë brenda muajit. Në një situatë siç është gjendja aktuale në Maqedoni, kur bankat janë organizatat më fitimprurëse atëherë duhet ditur një gjë se diçka nuk është në rregull”, thekson Ilia Acevski.

Por, sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë vërehet rritje e theksuar e kërkesave për kartelat kreditore nga ana e qytetarëve.

Vetëm gjatë vitit 2013 bankat kanë miratuar 1milion e gjysëm kartela kreditore për klientët e tyre, me atë që mesatarisht çdo qytetarë i Maqedonisë bankave u ka borxh rreth 800 euro.

Billall Kasami, ekspert i ekonomisë, ka thënë se thellimi i krizës në kuadër të buxhetit familjar, është si rrjedhojë e faktit se në Maqedoni është në rritje tendenca e konsumit dhe nga ana tjetër pagat pothuajse një dekadë mbeten të pandryshueshme.

“Unë këtë çështje nuk e shoh si problem të izoluar përkatësisht faktin se qytetarët e Maqedonisë drejtohen drejt kartelave kreditore, përkatësisht konsumit jashtë kapaciteteve reale të tyre . Problemi në fakt qëndron në atë se kemi një stagnim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik në vend, dhe nga ana tjetër kanë shënuar rritje harxhimet për jetesën, dhe kjo është ajo që thellon krizën e cila është e pranishme edhe në nivel të familjes po edhe në nivel të shtetit”, thekson Billall Kasami.

Ndryshe në gjashtë muajt e parë të këtij viti, bankat kanë pasur fitim prej 18.6 milion euro me atë që fitimi është tre herë më i madh se ai i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë borxhi i qytetarëve dhe kompanive private ndaj bankave

XS
SM
MD
LG