Ndërlidhjet

logo-print

BE në përpjekje për të hequr barrierat ekonomike me Moldavinë


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti Evropian, më 13 nëntor, ka ratifikuar marrëveshjen politike dhe tregtare mes Moldavisë dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e Asocimit, e nënshkurar nga Moldavia në muajin qershor, është miratuar.

Tani kërkohet që ajo të ratifikohet nga 28 anëtarët e BE-së, në parlament, para se të hyjë në fuqi.

Marrëveshka, ka për qëllim që të ofrojë bashkëpunimin politik dhe të largojë barrierat ekonomike mes BE-së dhe ish-republikës sovjetike, e cila gjendet në kufi me Ukrainën dhe me Romaninë.

Kundër kësaj marrëveshje, ëshë Rusia. Sipas saj, kjo mund të dëmtojë interesat ruse ekonomike. Si rrjedhojë, Moska ka kërcënuar se do të hakmerret, duke vendosur tarifa të larta dhe inspektime të rrepta ndaj importit.

Megjithatë, zyrtarë të BE-së dhe Moldavisë, kanë insistuar në atë që ky bashkëpunim, të mos shihet si provokim.

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Corman, ka thënë se, “marrëveshja nuk është kundër askujt. Kjo marrëveshje është në favor të qytetarëve të Moldavisë”.

XS
SM
MD
LG