Ndërlidhjet

Përkundër konfliktit, Presidenti i Armenisë udhëton për në Nagorno - Karabakh


Presidenti armen, Serzh Sarkisian, sot, duke hipur në helikopterë, për të udhëtuar në drejtim të, Nagorno-Karabakh.
Presidenti armen, Serzh Sarkisian, sot, duke hipur në helikopterë, për të udhëtuar në drejtim të, Nagorno-Karabakh.

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka zhvilluar një vizitë në rajonin, Nagorno-Karabakh, një ditë pasi që forcat e Azerbajxhanit kanë rrëzuar një helikopterë, për të cilin kanë thënë se i përkiste forcave armene.

Zyra e Presidentit Sarkisian, ka njoftuar se ai ka udhëtuar për në rajonin e kontestuar, për t’u takuar me forcat e vetëshpallura pro-armene të Nagorno Karabakh, dhe i cili po ashtu do të takohet me liderin e këtij rajoni.

Vizita e tij vjen, edhe përkundër faktit që zyrtarët e Azerbajxhanit kanë ndaluar fluturimet mbi rajonin, Nagorno-Karabak, menjëherë pas rrëzimit të helikopterit.

Zyrtarët e Bakus, kanë thënë se helikopteri i takonte forcave militare armene, dhe se ai është qëlluar, sepse po tentonte që të hapte zjarrë në drejtim të forcave të Azerbajxhanit.

Zyrtarë të rajonit, Nagorno-Karabakh, kanë thënë se helikopteri ishte në një mision trajnues, ndërsa Ministri i Mbrojtjes në Armeni, e ka quajtur incidentin ‘provokim të pashembullt’, nga ana e Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG