Ndërlidhjet

Hagel: SHBA të përgatitet për luftë të gjatë në Siri dhe Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë më 13 nëntor, se Shtetet e Bashkuara, të cilat po udhëheqin me koalicionin ndërkombëtarë në luftën kundër Shtetit Islamik (IS), janë duke përparuar me fushatën e tyre, në Irak dhe Siri.

Ai këto komente i ka bërë të enjtën, në Kongresin amerikan.

Por, Hagel ka shtuar se përkundër përparimeve, Shtetet e Bashkuara, duhet të përgatiten për një luftë të gjatë dhe të vështirë në këto dy vende.

Ndryshe, një ditë më parë, është bërë e ditur se SHBA-të, prej muajit shtator, kur kanë filluar sulmet ajrore në Siri, e deri më tani, kanë vrarë 865 persona, shumica prej të cilëve i përkasin grupit ekstremist IS.

XS
SM
MD
LG