Ndërlidhjet

Poroshenko: Forca të shumta ruse, po qëndrojnë në kufi me Ukrainën


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Forcat ukrainase dhe separatistët pro-rusë, vazhdojnë pandërprerë që të njoftojnë për përplasjet mes tyre, duke bërë kështu që të rritet frika për eskalim të mëtejmë të dhunës në këtë vend.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko’, u ka thënë të enjtën gazetarëve në Kiev, se forca të mëdha ruse, po vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit Ukrainë-Rusi.

Të enjtën, po ashtu zyrtarë të ushtrisë ukrainase, kanë njoftuar se brenda vetëm 24 orëve të fundit, janë vrarë 13 ushtarë të tyre dhe janë plagosur 18 të tjerë.

Ushtria ka thënë se luftimet kanë qenë të përqendruara në zonën përreth aeroportit ndërkombëtar jashtë Donjeckut dhe në fshatin Debaltseve, pranë kufirit me provincën Luhansk.

Ndërkohë që një ditë më parë, më 12 nëntor, NATO-ja ka thënë se “kolona të mëdha” të tankeve ruse, artilerisë dhe njësiteve ajrore kanë hyrë nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Moska, vazhdon t’i hedh poshtë, të gjitha këto pohime.

XS
SM
MD
LG