Ndërlidhjet

Rusia, kërkon mbylljen e organizatës më të madhe për të drejtat e njeriut


Oleg Orlov, themelues i 'Memorial'
Oleg Orlov, themelues i 'Memorial'

Gjykata Supreme në Rusi, ka shtyrë seancën, e kërkuar nga qeveria, e cila ka bërë thirrje që të mbyllet organizata për të drejtat e njeriut ‘Memorial’.

Seanca është shtyrë, deri më 17 dhjetor, duke i dhënë shpresë organizatës, që të shpëtoj nga mbyllja.

Ministria ruse e Drejtësisë, ka ngritur akuzë ndaj Memorial, në muajin tetor, me arsyetimin se aktivitetet e saj nuk përkojnë me statutin, si rrjedhojë ka kërkuar mbylljen e saj, duke e dërguar rastin në gjykatë.

Por, të dy edhe Ministria e Brendshme edhe Memorial, kanë kërkuar që seanca të shtyhet, për t’i ofruar mundësinë organizatës që të mbajë konferencën e organizuar më 22-23 nëntor.

Oleg Orlov, themelues i Memorialit, ka thënë se do të shfrytëzojë këtë kohë për t’i zgjidhur problemet me qeverinë.

Thirrjet e Kremlinit për të mbyllur këtë organizatë, kritikët e kanë parë si fushatë të tyre, për të mbyllur organizatat që paraqesin padrejtësitë e qeverisë ruse.

Memorial, është një organizatë ombrellë, e përbërë nga më shumë se 50 grupe të ndryshme të Rusisë, përfshirë të Ukrainës, Kazakistanit dhe Gjeorgjisë.

E themeluar në Moskë në vitin 1989, me mbështetjen e fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Andrei Sakharov, Memorial, është marrë me zbulimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste, por edhe të kohës së Rusisë së sotme.

Komisioni amerikan i Helsinkit, agjencion i qeverisë që merret me monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në botë, ka thënë se ‘kjo është në përpjekje e qartë e Moskës, për të zhdukur Memorialin’.

XS
SM
MD
LG