Ndërlidhjet

Italianët sulmojnë fëmijët imigrantë


Ilustrim

Ilustrim

Kryetari i Romës, më 13 nëntor, ka dhënë urdhër, që të largohen 45 fëmijë nga një qendër e imigracionit, e cila po sulmohet tash sa ditë nga banorët lokalë.

Kryetari, Ignazio Marino, ka thënë se qendra, e cila mban rreth 70 njerëz, përfshirë edhe disa italianë të pastrehë, "është dëmtuar rëndë" dhe se fëmijët më nuk janë të sigurtë aty.

Qendra me seli në Tor Sapienza, në një lagje të varfër në lindje të kryeqytetit, është bërë shënjestër e sulmeve dhe ofendimeve të italianëve lokalë.

Dhuna ka shpërthyer të hënën në mbrëmje, kur protestuesit vendas kanë bërtitur dhe fyer imigrantët, duke hedhur gurë e mbeturina në drejtim të qendrës, të cilët nuk ka arritur që t’i qetësojë as policia lokale.

Protestuesit, kanë akuzuar imigrantët, se janë të përfshirë në trafikim me drogë dhe prostitucion.

Prokurorët në Romë, kanë hapur rastin, për të hetuar sulmuesit.

Përmes një deklarate, kryetari i Romës, Marino ka thënë se ‘Roma, nuk lejon shfaqje të dhunës dhe racizmit’.

Në muajin shtator, një rast i tillë ka ndodhur në një tjetër periferi të Romës, ku banorët lokalë, kanë sulmuar imigrantët.

XS
SM
MD
LG