Ndërlidhjet

Britania me ligj të ashpër kundër terrorizmit


Kryeministri i Britanisë, David Cameron
Kryeministri i Britanisë, David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka thënë se shtetasit e këtij vendi të cilët i bashkangjiten luftrave të huaja, mund t’ju ndalohet kthimi në shtëpi.

Kjo, bazë të një ligji të ashpër që ka të bëj me militantët e Shtetit Islamik, që po luftojnë në Irak dhe Siri.

Cameron, ka folur për një ligj të tillë në muajin shtator, ndërsa sot më 14 nëntor, ka thënë se legjislativit do t’i prezantohet së shpejti përmbajtja e tij.

Kryeministri i Britanisë, i ka bërë këto komente në Parlamentin e Australisë, ku ka shkuar për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20.

Ai ka thënë se ligji i ri i Britanisë kundër terrorizmit, po ashtu mund t’iu parandalojë linjave ajrore, uljen e aeroplanëve në territorin britanik, nëse ata nuk i’u binden masave të sigurisë së këtij vendi.


XS
SM
MD
LG