Ndërlidhjet

SHBA me masa të reja ndaj arsenalit bërthamor


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel

Zyrtarë amerikanë, kanë thënë se Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, është duke planifikuar ndryshime të mëdha brenda forcave bërthamore të vendit, duke premtuar edhe investime miliarda dollarëshe, për të përmirësuar menaxhmentin e arsenalit bërthamor të Amerikës.

Hagel, ka urdhëruar kontrollimin e forcave bërthamore, pasi që gazetarët hetues në SHBA, në fillim të këtij viti, zbuluan probleme të shumta në menaxhim, në siguri dhe në aspektin moral.

Raportet e tyre, kanë dokumentuar një mori gabimesh që kanë ndodhur tek menaxhmenti i forcave bërthamore gjatë dy viteve të fundit, ku përfshihen sjelljet e këqija nga ana e udhëheqësve, gabime në trajnime, shkelje të rregullave të sigurisë dhe mashtrime në provime.

Këto raportime, kanë çuar në disa shkarkimeve, degradime, si dhe marrjen e masave të tjera disiplinore ndaj personelit të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Zyrtarë të Pentagonit, kanë thënë për Associated Press se Hagel pritet që të zbulojë më shumë detaje lidhur me këtë çështje, në një konferencë për media, sot më 14 nëntor.

XS
SM
MD
LG