Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan, propozon dërgimin e trupave amerikane në Irak


Gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey.

Pentagoni i ka thënë Kongresit amerikan, se fushata ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) është vetëm në fillim.

Ndërkohë që është paralajmëruar se operacioni mund të zgjerohet, duke përfshirë një numër modest të këshilltarëve ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, për t’u vendosur përkrah trupave luftarake irakiane.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, ka folur për një gjë të tillë, më 13 nëntor.

Ai ka thënë se do të rekomandoj që forcat amerikane të shoqërojnë trupat irakiane në Mosul, afër kufirit me Sirinë.

Por gjenerali Dempsey, ka shtuar se një gjë e tillë për momentin është vetëm duke u shqyrtuar dhe se nuk ka asgjë definitive.

Ndërkohë që administrata e Presidentit, Barack Obama, nga fillimi ka thënë se në luftën kundër IS, do të përfshihet vetëm me sulme ajrore, dhe jo me dërgimin e këmbësorisë në teren.

XS
SM
MD
LG