Ndërlidhjet

Korea Veriore kërkon forcimin e lidhjeve me Rusinë


Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un
Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se së shpejti do të dërgojë një emisar special në Rusi, qëllimi i të cilit do të jetë, që të përqendrohet në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve.

Thuhet se ky emisar do të jetë, Marshal, Choe Ryong Hae, por nuk është specifikuar data e vizitës së tij, dhe qëllimi i vërtetë i saj.

64 vjeçari, Choe Ryong Hae, është anëtar i Presidiumit të Byrosë Politike i Sekretariatit të Partisë së Punëtorëve të Koresë.

Ndryshe, Rusia dhe Korea Veriore mbesin vende të afërta, por jo aq sa kanë qenë gjatë epokës sovjetike.

XS
SM
MD
LG