Ndërlidhjet

logo-print

Liderë botërorë takohen për të diskutuar sigurinë ndërkombëtare


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot në një vizitë në Dubai, ku do të marrë pjesë në një forum në ishullin Sir Bani Yas.

Prezentë në forum do të jenë liderë botërore, kurse qëllimi i takimit është që të bisedohet për sigurinë ndërkombëtare.

Takimi është organizuar një ditë pasi që Kerry ka zhvilluar takime në Aman, me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku me këtë të fundit ka folur për situatën tensionuese në Jeruzalem.

Më 12 nëntor, ai po ashtu është takuar me Presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, kurse Abbas ka zhvilluar takim ndaras me Mbretin Abdullah II.

Tema kryesore e këtyre takimeve ishte, nevoja për të qetësuar situatën pranë një vendi të shenjtë në Jeruzalem, të quajtur Tempuli Mount, ku në një anë izraelitët në tjetrën palestinezët pretendojnë se u takon atyre.

Ky vend fetar, përgjatë mijëra vjetëve, ka mbetur qendër e tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

XS
SM
MD
LG