Ndërlidhjet

logo-print

Obama bën thirrje për reforma në Birmani të Azisë juglindore


Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë konferencës për media me lideren e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi.

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë konferencës për media me lideren e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi.

Lauratja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, është vizituar sot nga, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me të cilin rast ka thënë se ‘njerëzit duhet të marrin guximin për të jetuar sipas principeve demokratike’.

Udhëheqësja e opozitës në Birmani të Azisë juglindore, ka njoftuar për takimin e saj me Presidentin Obama, gjatë një konference për media.

Ata janë takuar, në një shtëpi në breg të liqenit në Yangon, aty ku Suu Kyi ka kaluar më shumë se dy dekada të jetës së saj, në arrest shtëpiak nga ish-regjimi ushtarak.

Të dy kanë thënë se duan të shohin më shumë progres drejt reformimit të këtij kombi të Azisë Juglindore.

Suu Kyi, ka thënë se pa reforma kushtetuese, është shumë herët të thuhet nëse partia e saj mund të fitojë zgjedhjet në vitin 2015.


XS
SM
MD
LG