Ndërlidhjet

Putin: Kemi rezerva monetare, sanksionet nuk na dëmtojnë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sanksionet e imponuara ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe nga shtete të tjera, janë në kundërshtim me principet e Grupit 20 (G20) dhe shkelin ligjet ndërkombëtarë.

Putin i ka bërë këto komente, gjatë një interviste dhënë sot për agjencinë ruse ‘TASS’, një ditë para se të fillojë samiti i G20 në Australi.

Presidenti Putin, ka pranuar se sanksionet kanë ndikuar në ekonominë ruse, por ai ka shtuar se ‘rezervat monetare të Kremlinit janë mjaft të mëdha për të trajtuar çdo krizë ekonomike dhe për të përmbushur angazhimet ekonomiko-sociale në Rusi.

Samiti i G20 i cili do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Australi, që për qëllim ka krizën gobale financiare, por kësaj radhe pritet që të koncentrohet në konfliktin në Ukrainë, dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit.

Moska po akuzohet nga Perëndimi, për mbështetjen e dhënë ndaj separatistëve pro-rusë, që po luftojnë me forcat ukrainase.

Si rrjedhojë, kompanitë më të mëdha ruse të naftës, dhe të tjera janë sanksionuar nga SHBA dhe BE.

XS
SM
MD
LG