Ndërlidhjet

Mustafa paralajmëron ndryshim të marrëveshjes me partitë në koalicion


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se situata në Kosovë lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme, është larg më e rëndësishme sesa thjeshtësimi i saj se kush do të jetë në krye të institucioneve.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mustafa ka thënë se pasi që vendim i i Gjykatës Kushtetuese, e ka bërë të pamundur implementimin e marrëveshjës së koalicionit paszgjedhor të arritur më 10 qershor, tani detyrohen që të arrijnë një zgjidhje tjetër.

“Ne do të angazhohemi maksimalisht që me marrëveshje të koaliconit paszgjedhor të bëjmë zgjidhje të pranueshme për subjektet që ne i përfaqësojmë dhe në interes të partive të koalicionit dhe të qytetarëve, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur implementimin e marrëveshjes sonë të datës 10 qershor 2014”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, marrëveshja e liderëve të partive të koalicionit paszgjedhor LDK, AAK dhe Nisma, e arritur në muajin qershor, thotë se me formimin e qeverisë nga ky grup, lideri i Aleancës Ramush Haradinaj të marrë postin e kryeministrit kurse Isa Mustafa të kryeparlamentarit.

Por, pasi që Gjykata Kushtetuese, hodhi poshtë mundësinë e realizimit të kësaj marrëveshje, duke i pamundësuar koalicionit paszgjedhor që të ketë postin e kryeparlamentarit, zëra të ndryshëm në LDK, kanë filluar të thonë që pozita e kryeministrit tani u takon atyre.

XS
SM
MD
LG