Ndërlidhjet

Britania paralajmëron Rusinë për sanksione shtesë


Kryeministri i Britanisë, David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paralajmëruar Rusinë se veprimet e saj në lindje të Ukrainës janë të papranueshme.

Ai ka thënë se sjelljet e tilla ruse, mund të rezultojnë me sanksione shtesë ndaj Rusisë, nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Cameron i ka bërë këto komente gjatë një konference për media në Australi, një ditë para se të fillojë samiti i Grupit 20 (G20) në Brisbanë të këtij shtetit, ku po ashtu pritet të marrë pjesë presidenti rur, Vladimir Putin.

“Shpresoj që Rusia të bëhet e arsyeshme dhe të kuptojë që duhet lejuar Ukrainën të jetë një shtet i zhvilluar, i pavarur dhe i lirë për të marrë vendime”, u ka thënë Cameron gazetarëve.

Ai ka shtuar se nëse Rusia merr një qasje pozitive ndaj Ukrainës, atëherë Perëndimi do të mund të konsiderojë heqjen e sanksioneve ndaj saj.

“Por nëse Rusia vazhdon me këtë qasje, atëherë ne do të konsiderojmë zgjerimin e sanksioneve ndaj saj”, ka shtuar Cameron.

XS
SM
MD
LG