Ndërlidhjet

Serbia dhe Rusia, fillojnë ushtrimet për anti-terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Serbia dhe Rusia, sot kanë filluar ushtrimet e para së bashku, që kanë për qëllim anti-terrorizmim.

Shfaqja e fuqisë ushtarake ruse në një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, po ndodh pas një vizite që këtij vendi i bëri Presidenti rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar, dhe ku sot fillon një vizitë tri ditore, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Kirill.

Para disa ditësh, korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Beograd, ka bërë të ditur se 6 avionë rus të tipit IL-76 kanë arritur në aeroportin e Beogradit, më 6 nëntor, për qëllim të këtij ushtrimi.

Mediat ruse kanë cituar zyrtarë nga Ministria e Brendshme ruse, të cilët thonë se njësi të paratrupave nga Tula, do të marrin pjesë në manovrat e përbashkëta me njësi serbe.

Analisti serb për çështje militare, Ljubodrag Stojadinovic, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ushtrime të tilla të përbashkëta nuk janë mbajtur asnjëherë më parë në Serbi.

Sipas tij, me këto veprime, Moska po dëshiron të tregojë se ka aleat në Evropë.

XS
SM
MD
LG