Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmet ajrore vrasin 30 militantë


Pakistan...

Pakistan...

Ushtria pakistaneze thotë se avionët e saj luftarakë kanë goditur strehimet militante në rajonin veriperëndimor në kufi me Afganistanin, duke vrarë të paktën 30 "terroristë".

Ushtria tha se këto sulme ajrore u bënë me 14 nëntor dhe goditën objektiva në fshatin Datta Khel në veri të Waziristanit.

Ata thonë se kanë pastruar 80 për qind të veriut të Waziristanit që kur kanë filluar këto sulme në muajin qershor,kundër talibanëve në Pakistan dhe grupeve tjera të militantëve.

Thuhet se këto sulme kanë vrarë më shumë se 1,100 militantë dhe Pakistani ka humbur rreth 100 ushtarë gjatë operacionit, por kjo shifër nuk ende nuk mund të verifikohet.

Gjithashtu, ndërhyrja ka zhvendosur afër 1 milion banorë.

XS
SM
MD
LG