Ndërlidhjet

Presidenti i Gjeorgjisë thotë se vendi është në krizë politike


 Giorgi Margvelashvili

Giorgi Margvelashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili i ka tërhequr vërejtjen ligjvënësve se shteti është në krizë politike dhe bëri thirrje në parlament për t'u "bashkuar drejt rrugës për në Evropë".

Duke iu adresuar parlamentit më 14 nëntor, Margvelashvili tha se largimi i tre ministrave të kabinetit qeveritar që punonin nga afër më integrimet për në BE edhe NATO, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Gjeorgjisë.

Duke kritikuar qeverinë e kryeministrit Irakli Garibashvili,presidenti tha se ai ka "parë disa herë në vitet e fundit se mosrespektimi për institucionet dhe neglizhenca për kontrollet dhe ekuilibrin do të krijonin vështirësi për sistemin e shtetit. Dhe kjo ndodhi".

Garibashvili shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Irakli Alasania më 3 nëntor, pasi ai kishte dënuar një seri të arrestimeve dhe akuzave kundër disa oficerëve ushtarakë, duke i kishte quajtur ato të motivuara politikisht për të "sulmuar zgjedhjen Euro-Atlantike tëGjeorgjisë".

Ministrja e Jashtme Maia Panjikidze dhe ministri për Integrime Euro-Atlantike Aleksi Petriashvili dhanë dorëheqje pas shkarkimit të Alasanias.

XS
SM
MD
LG