Ndërlidhjet

Shteti Islamik prezanton valutën e vetë


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik thanë se do të fillojnë të përpunojnë ari, argjend dhe monedha bakri, dhe do të prezantojnë monedhën e tyre, dinarin, për ta përdorur në hapësirat që janë nën kontroll të tyre, në Siri e Irak.

Përmes një deklarate të lëshuar në forumet e militantëve, grupi tha se e ka për synim të ndryshojë "sistemin valutor tiran që iu është detyruar myslimanëve".

Fotografi të shtatë monedhave u postuan.

Mbishkrimet "Shteti Islamik " dhe "një kalifat që ndjek modelin e Profetit" janë të gdhendura në njëran anë, si dhe pesha e vlera e monedhës.

Simbole tjera të vendosura në anën tjetër, përfshijnë hartën e botës, një gjysmëhënë, dhe xhaminë e Alaksas të Jerusalemit.

Militantët e Shtetit Islamik morën nën kontrollë territore të mëdha të Irakut dhe Sirisë këtë vit, duke shpallur kalifat dhe ligjin e Sheriatit nën kontrollin e tyre.

XS
SM
MD
LG