Ndërlidhjet

logo-print

Një "mace e madhe", që besohet të jetë tigër, është në ikje në Paris, dhe deri tani nuk është zënë ende.

Kërkimi për kafshën e egër filloi sot, një ditë pasi u pa për herë të parë në një parking afër një supermarketi, në qytetin e Montevrainit, në lindje të kryeqytetit francez.

Policia, zjarrfikësit dhe një gjuetar i ujqve me një qen të gjuetisë janë duke e kërkuar tigrin, me ndihmë të një helikopteri që është i pajisur me detektor termal për nxehtësi trupore.

Banorët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë.

Specialistët kanë thënë se shenjat e lëna nga kafsha, bëjnë të ditur se janë të një tigri të ri.

Ende nuk dihet se prej nga doli kjo kafshë.

Një kopsht zoologjik i afërt tha se asnjë nga kafshët e tij nuk po mungon, ndërsa në EuroDisney, që është pranë parkut Disneyland në Paris, thanë se nuk mbajnë tigra.

XS
SM
MD
LG