Ndërlidhjet

logo-print

Bizneset e “politikës” gëlltisin bizneset e vogla


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zhvillimi i aktiviteteve të operatorëve ekonomik privat varet nga raportet apo lidhjet në mes partive politike dhe institucioneve të larta, thonë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve, vetëm bizneset që kanë lidhje të ngushta më subjektet politike dhe qeverinë pavarësisht nga cila parti është udhëhequr,kanë treguar sukses.

Naser Grajçevci, ish drejtor i Agjencisë se Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se në bazë të disa hulumtimeve dhe kontrolleve në terren është vërejtur qartë, se disa biznese nuk qëndrojnë në baza të shëndosha financiare.

“Ne pas luftës në një formë të gjithë kemi dal të barabartë, dhe për 15 vite e gjithë kjo diferencë e krijuar , të gjitha këto biznese disa me kapital marramendës , sigurisht që kanë një ndër -lidhshmëri të fortë funksionale dhe strukturale më qeverinë e Kosovës, pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në pushtet, gjatë këssaj periudhe”, tha Grajçevci për Radion Evropa e Lirë.

Duke treguar disa nga format favorizuese të institucioneve të larta shtetërore karshi bizneseve, Grajçevci pohon se ka raste kur politikanët janë bashkë aksionar më biznese të caktuara.

Këto biznese nuk paguajnë obligimet tatimore, kontributet dhe në këtë mënyrë, thotë ai,janë të konvertuar në korrupsion, mito dhe forma të ndryshme të keqpërdorimit.

Se ndërmarrjet e mëdha kanë arritur suksese afariste pikërisht duke u mbështetur nga strukturat, institucionet dhe personat e përfshirë në politikë, thotë edhe eksperti tjetër i ekonomisë Musa Limani, duke shtuar se kjo ndërhyrje ka çrregulluar tregun për mes evazionit fiskal.

Madje nga këto parregullsi, përfitimet janë reciproke edhe për biznesin edhe për përfaqësues të politikës.

"Logjikisht del konstatimi se bizneset që kanë suksese të mëdha pra kanë mbështetje nga politikanët dhe natyrisht që politikanët nuk i mbështesin ato pa ndonjë provizion apo kundër vlerë që ne nuk e dimë sa është ajo. Por, unë konsideroi se ekziston material i mjaftueshëm për organet e përkatëse që ti përcjellin ato” , ka shtuar Limani.

Favorizimi i kompanive të caktuara nga organet shtetërore, qoftë për mes dhënies se tenderëve apo formave të ndryshme, thotë Limani, ka bërë që këto biznese të “gëlltisin”bizneset e vogla duke shkaktuar falimentimin e tyre.

“Një numër shumë i madh i bizneseve të vogla pësojnë falimentim pikërisht nga konkurrenca jo ligjore dhe nga ndershmëria e tyre ata paguajnë obligimet ndaj shtetit. Kurse këta “ peshqit e mëdhenj” ( bizneset e mëdha) duke fituar favoritetnga politikanët i ikin tatimeve dhe shkojnë për mes ekonomisëjo formale, kontrabandës ekonomike e kështu më radhë”, theksoi ai.

Ndryshe asociacione të ndryshme ekonomike në disa raporte të më hershme realizuar lidhur me nivelin e korrupsionit tekbizneset, këto të fundit kanë deklaruar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dhënë mito dhe se pranimi i korrupsionit varet edhe nga madhësia e bizneseve.

Por, deklaratat e cilës do parti që ka qenë në pushtet,vazhdimisht kanë qenë se bëjnë përpjekje të vazhdueshme të krijojnë ambient të përshtatshëm për komunitetin e biznesit.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG