Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një vajzë 6 vjeçare në Ukrainë


Zyrtarët thonë se një vajzë pesë ose gjashtë vjeçare është vrarë nga granatimet në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha se fëmija u vra më 14 nëntor, kur një shpërthim i madh qëlloi mbi një fshat afër frontit ku po zhvillohet konflikti midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë.

Ai tha se granatimet u bënë nga rebelët e qytetit të mbajtur nga separatistët, Luhanskut.

Nuk kishte ndonjë reagim të menjëhershëm të separatistëve.

Kievi dhe rebelët i kishin hedhur fajin njëri-tjetrit për një granatim që vrau dy djem adoleshentë në një fushë të lojërave të një shkolle më 5 nëntor.

Më shumë se 4 mijë persona kanë vdekur gjatë shtatë muajve të fundit në luftimet në lindje të Ukrainës.

Lysenko tha se një ushtar u vra dhe 6 të tjerë u plagosën vetëm në 24 orët e fundit.

XS
SM
MD
LG