Ndërlidhjet

Kiril: Rusia mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës


Kiril në Beograd

Kiril në Beograd

Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë arriti në Beograd sot, dhe u betua se do ta mbështes atë që ai e quajti "qëndrimin e arsyeshëm të serbëve për Kosovën".

Patriarku Kiril, kur arriti në aeroportin e Beogradit për të nisur vizitën e tij treditore, u prit me brohoritje nga turma e qindra qytetarëve, përfshirë patriarkun serb Irinej dhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiq.

Ai arriti ditën e njëjtë kur Serbia, e cila ka lidhje kulturore dhe fetare me Rusinë, priti paratrupat ruse për një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Duke pranuar një dekoratë nderi, ai u zotua se Kisha Ortodokse e Rusisë do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë për çështjen e Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Beogradi.

"Ne përgëzojmë kurajën e atyre serbëve të cilët, pavarësisht që u kërcënohet ekzistenca, nuk do të largohen nga tokat e paraardhësve të tyre", tha Kiril.

XS
SM
MD
LG