Ndërlidhjet

logo-print

Sylë Hoxha takohet me Gabriele Meuccin


Gabriele Meucci

Gabriele Meucci

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Shefin e ri të misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.

Përmes një njoftimi për media, Kryeprokuroria e Shtetit bën të ditur se në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të Prokurorit të Shtetit dhe misionit të EULEX-it.

"Gjatë këtij takimi u bisedua për vazhdimin dhe për mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë për koordinim sa më të mirë të punëve në angazhimin e përbashkët për sundim të rendit dhe ligjit dhe luftë kundër dukurive kundërligjore në Kosovë", thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG