Ndërlidhjet

Federata e Boksit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

“Jemi pranuar me të gjitha të drejtat dhe të barabartë me të gjithë në Federatën Botërore të Boksit”, ka thënë Bogujevci.

Vendimi për pranimin e Federatës së Boksit të Kosovës. në federatën përgjegjëse ndërkombëtare është marrë sot në Korenë e jugut, ku është mbajtur kongresi i Federatës Botërore të Boksit.

Në rend dite, në kongres, ka qenë pranimi i boksit të Kosovës dhe vendet anëtare të kësaj federate kanë votuar të gjitha për pranimin e Kosovës, përveç Serbisë, e cila ka abstenuar.

XS
SM
MD
LG