Ndërlidhjet

Tahiri: Më 15 nëntor hapen pikëkalimet e reja kufitare


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Edita Tahiri pas takimeve të sotme në Bruksel njofton se me datën 15 nëntor 2014 do të hyjë në fuqi marrëveshja për hapjen e pikëkalimeve të reja kufitare, të cilat mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora për kalim transiti nëpër Serbi për në vendet e treta, njofton Zyra për Komunikim Publik e zonjës Tahiri.

Bëhet e ditur se këto pikëkalime kufitare janë: pika kufitare në Sid në mes të Serbisë dhe Kroacisë, pika kufitare Kelebija në mes të Serbisë dhe Hungarisë, pika kufitare Gradina në mes të Serbisë dhe Bullgarisë dhe pika kufitare Presheva në mes të Serbisë dhe Maqedonisë si dhe Aeroporti i Nishit.

Të njoftim thuhet se për këtë marrëveshje kabineti i zonjës Tahiri i ka njoftuar zyrtarisht edhe të gjitha ministritë relevante, në mënyrë që kjo marrëveshje të shfrytëzohet sa më mirë nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora.

XS
SM
MD
LG