Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Ukraina e gatshme për kundërpërgjigje


 Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se "nuk ka arsye për panik " rreth situatës në lindje të vendit.

Poroshenko u tha zyrtarëve të sigurisë dhe ligjvënësve sot se forcat e armatosura të Ukrainës janë "të gatshme për t'u kundërpërgjigjur” ndaj ofensivës së separatistëve pro-rusë, nëse marrëveshja për armëpushim e 5 shtatorit shkelet.

Por ai tha se Kievi vazhdon të mbetet i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje “politike dhe paqësore” për konfliktin, i cili la 4 mijë persona të vdekur që nga prilli.

Në ndërkohë, një zëdhënës ushtarak tha se një ushtar ukrainas është vrarë dhe gjashtë tjerë janë plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

XS
SM
MD
LG