Ndërlidhjet

Boko Haram merr nën kontroll qytetin Chibok


Boko Haram, pamje nga arkivi
Boko Haram, pamje nga arkivi

Ekstremistët islamik të grupit Boko Haram në Nigeri kanë marrë kontrollin e qytetit të Chibokut, duke shtyrë mijëra banorë të largohen nga qyteti, në të cilin sulmuesit kidnapuan 300 nxënëse në muajin prill, njofton agjencia e lajmeve AP.

Militantët të enjten iu drejtuan qytetit me automjete të ndryshme, dhe me shpejtësi morën kontrollin e qytetit rreth orës 16, tha për Associated Press Bana Lawan, kryetari e komunës së Chibokut.

"Askush nuk mund të tregojë se çfarë po atje sot, sepse çdokush po mundohet ta shpëtojë veten", tha ai.

Dhjetëra nga vajzat arritën të ikin në ditët e para kur u kidnapuan nga Boko Haram në oborrin e një shkolle, por 219 mbeten të pagjetura.

Për grupin Boko Haram, më shumë mund të lexoni këtu

XS
SM
MD
LG