Ndërlidhjet

Kërkohet ndihmë për lirimin e një doktoreshe në Jemen


Gulrukhsor Rofieva
Gulrukhsor Rofieva

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit u ka kërkuar autoriteteve të Jemenit për të siguruar lëshimin e një doktoreshe të kidnapuar muajin e kaluat në provincën Marib të Jemenit.

Një zëdhënës i ministrisë tha se autoritetet gjithashtu i kanë kërkuar edhe ambasadës ruse në Jemen që të ndihmojë për lirimin e doktorreshës së Taxhikistanit.

Gulrukhsor Rofieva, 36 vjeçare, që po puntonte si doktoreshë në në Jemen, u kidnapua më 29 tetor.

Ministria e Brendshme e Jemenit, përmes një komunikate tha se "shërbimet e sigurisë në Marib janë duke bërë çmos për të liruar qytetaren e Taxhikistanit".

Qindra të huaj janë kidnapuar në Jemen gjatë dy dekadave të fundit, të cilët kidnapuesit i përdorin si mënyrë për të negociouar gjëra të ndryshme me qeverinë.

Dhjetëra doktorë nga Taxhikistani punojnë në Jemen.

XS
SM
MD
LG