Ndërlidhjet

Jacobson kërkon thirrjen e seancës konstituive


Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë, që të thirrin seancën konstituive dhe sa më parë të tejkalojnë ngërçin politik.

Një thirrje të tillë, Jacobson e ka bërë përmes rrjetit social Twitter.

“Thirrja sa më parë e seancës së Kuvendit, është një hap i domosdoshëm për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë”, ka shkruar Jacobson.

XS
SM
MD
LG