Ndërlidhjet

SHBA-të ndajnë 3 miliardë dollarë për fondin për ndryshimet klimatike


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 3 miliardë dollarë për një fond të Kombeve të Bashkuara, për t'i ndihmuar shtetet e varfra për t'u përgatitur për ndryshimet klimatike dhe për të zhvilluar prodhimin e energjisë së pastër.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, presidenti Barack Obama do të prezantojë këtë kontribut gjatë mbledhjes së liderëve botërorë në Australi.

Kombet e Bashkuara janë duke u munduar t'i mbledhin së paku 10 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet në zhvillim që të adaptohen me rritjen e nivelit të ujërave, temperaturave më të nxehta dhe moteve më ekstreme.

Fondi gjithashtu do të ndihmojë shtetet të krijojnë burime të energjisë që të limitojnë përdorimin e makinerive që mbyllen me dyoksid karboni.

Donacioni nga Amerika do të jetë më i madhi deri tani, me të cilin dyfishohet kontributi i deritashëm në 6 miliard, sipas grupeve për mbrojtje të ambientit.

Në vitin 2008, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve George W. Bush dhuroi 3 miliardë dollarë për një fond të ngjashëm.

XS
SM
MD
LG