Ndërlidhjet

logo-print

Çifti mbretëror britanik do t'i vizitojnë SHBA-të


Princi William dhe dukesha Kate

Princi William dhe dukesha Kate

Princi i Britanisë së Madhe William dhe bashkëshortja e tij Kate do të udhëtojnë për në New York për herë të parë gjatë muajit të ardhshëm, për disa evenimente bamirësie, mbledhje biznesore dhe festa, si dhe për të vizituar Memorialin e Qendrës Botërore të Tregtisë, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Udhëtimi do të jetë i pari për dukeshën Kate që kur njoftoi për shtatëzaninë e saj të dytë me një djalë, që do të jetë i katërti në rend për fronin mbretëror.

"Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do t'i vizitojnë Shtetet e Bashkuara gjatë 7 deri 9 dhjetorit", tha një komunikatë e lëshuar nga zyra për media e çiftit në Londër.

XS
SM
MD
LG