Ndërlidhjet

BE: Rusia duhet të tërhiqet nga Ukraina


Herman Van Rompuy

Herman Van Rompuy

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se Moska ka dërguar trupa dhe armatim të rëndë në lindje të Ukrainës.

Ai ka kërcënuar me aksione të mëtejshme ndëshkuese, nëse Rusia nuk ndalon këtë praktikë dhe nuk i tërheq të gjitha asetet ushtarake nga Ukraina.

Duke folur në samitin e vendeve më të industrializuara, G20, në Brizbën të Australisë, Rompuy ka thënë se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen më 17 nëntor për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm kundër Rusisë.

Moska tashmë po përballet me sanksione nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Por, autoritetet ruse mohojnë se kanë dërguar trupa apo armë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG